Lajme
Pas 18 vitesh, kapët vrasësi shqiptar në Britani
18 vjet kishte jetuar i qetë në Britani të Madhe një vrasës 53 vjeçar nga Shqipëria. Ai kishte ndërruar emrin duke u lajmëruar si kosovar. Vrasësin e zbuloi gazeta britanike “Daily Mail”
Pas 18 vjetësh që kishte hyrë në Angli dhe jetonte i qetë me një identitet të rremë, Policia britanike ka arrestuar një vrasës shqiptarë, 53 vjeç, i cili dy dekada më parë kishte vrarë dy vëllezër shqiptarë në Burrel. Vrasësi ishte lajmëruar si kosovar dhe për 18 vjet kishte marrë mijëra paund nga shteti.
Ky shqiptar me emrin Avi Metra, ishte zbuluar nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, e cila kishte hulumtuar lidhur me vrasësit shqiptarë që po gjejnë qetësinë në Britani të Madhe. Sipas kësaj medie, policia nuk kishte asnjë ide mbi vendin ku jetonte gangsteri 53-vjeçar, pavarësisht se ai gjendej në listën e më të kërkuarve nga Interpoli.
Avni Metra, siç raporton TCH, kishte siguruar një pasaporte britanike pas mbërritjes në vend në vitin 1998, me pretendimin se ishte refugjat kosovar, duke futur në xhep mijëra paundë përfitime ndërsa punonte në të zezë dhe kishte lidhje me rrjete prostitucioni.
Babai i 4 fëmijëve, i cili është dënuar në mungesë me 25 vite burg në Shqipëri, do të dale tani në gjyq për t’u përballur me procedurat e ekstradimit. Rasti i 53-vjeçarit, sipas “Daily Mail” u zbulua nga prokurorët shqiptarë muajin e kaluar.
Krerët e Interpolit në Tiranë thanë se kishin kërkuar arrestimin e tij në vitin 2008, pasi ishin informuar se ai gjendej në Londër. Nga ana e tyre, autoritetet britanike thanë se nuk kishin mundur ta gjenin dhe se ishin në kërkim të të paktën 6 vrasësve shqiptarë që jetonin atje, duke përdorur identitete të rreme.
Në vitin 2010, Metra u arrestua dhe u akuzua për dhunë ndaj bashkëshortes, duke kaluar disa javë në burg, dhe në vitin 2011 u dënua me punë të detyruar. Gjithsesi, policia britanike nuk e kishte kuptuar se Metra, i cili përdorte emrin Avdul Mekra, ishte në fakt një vrasës famëkeq.
“Daily Mail” që ra në gjurmët e tij pohon se shqiptari u shfaq i habitur që kishin arritur ta gjenin dhe tha se nuk e mbante mend çështjen gjyqësore në Shqipëri. Tabloidi pretendon se Metra është vetëm një prej dhjetëra vrasësve shqiptarë që fshihen në Britani të Madhe, përfshirë edhe të dyjarin për vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











