Lajme
Partitë shqiptare hyjnë të vetme në zgjedhjet lokale në Maqedoni
Nga BDI thonë se edhe sivjet synojnë të gjitha komunat shqiptare, duke pasur si përparësi përvojën dhe qeverisjen afatgjate nëpër komunat shqiptare. BDI ka lënë hapësirë për koalicion vetëm për komunën e Kërçovës
Partitë politike shqiptare në Maqedoni duket se do të hyjnë të ndara në garën për zgjedhjet lokale. Kështu të paktën synon partia e Ali Ahmetit (BDI) e cila edh ashtu qeverisë shumicën e komunave shqiptare. Kjo parti ka lënë hapësirë diskutimi dhe koalicioni me partitë tjera vetëm për komunën e Kërçovës, e cila eshë ashtu kërkon konsensus gjithë-shqiptar.
Nga BDI thonë se edhe sivjet synojnë të gjitha komunat shqiptare, duke pasur si përparësi përvojën dhe qeverisjen afatgjate diku me performanca pozitive. Po sipas burimeve, BDI sa ai përket partive tjera mund të ketë bashkëpunim të heshtur me RDK-në e Vesel Memedit dhe në një pjesë e strukturave të UNITEIT të afërta me kryetarin Gëzim Ostreni.
Ndërkohë Lëvizja për Reforma e PDSH-së, pritet këto ditë të pranojë vendimin për emrin ri partiak nga organet shtetërore, pra të titullohet Aleanca për Shqiptarët para zgjedhjeve lokale.
Burime nga kjo parti thonë se nga partitë maqedonase nuk përjashtojnë bashkëpunimin me LSDM për qytetin e Shkupit dhe ndihma t’i kthehet nga kjo parti në rajonin veriperëndimor, nga Vrapçishti e deri në Strugë, citon Koha.
Nga Aleanca për Shqiptarët po në komunat perëndimore, sidomos në Gostivar dhe Vrapçisht, presin përkrahje në rrethin e dytë nga Lëvizja BESA, të cilës mund t’ia kthejnë në komunat e pjesës veriore, si Çairi, Saraji, Studeniçani, Haraçina dhe Likova.
Në raport me BDI-në, nga kjo parti thonë se bashkëpunimi mund të lidhet vetëm nga liderët partiak, edhe atë për rrethin e dytë zgjedhor duke përjashtuar Kërçovën, kjo pasi relacionet si partner qeveritar janë dëmtuar pasi BDI aktualisht po frenon të lëshojë disa nga drejtoritë që i takojnë ASH para zgjedhjeve lokale.
Sa i përket Lëvizjes BESA, ende është herët të thuhet nëse në bllok do të përjashton bashkëpunim në rrethin parë me partitë tjera, ndërsa në rrethin e dytë varësisht nga rezultate kjo parti llogarit në votat e LSDM-së, të ASH dhe të PDSH-së. BESA në zgjedhjet lokale hyn me pretendimin reale t’i fitojë mbi 50 për qind komunën e Çairit, Sarajit, Likovës dhe Tearcës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













