Shqipëria
PD, interpelancë rreth marrëveshjes për sjelljen e emigrantëve afrikanë në Shqipëri
"Kjo krijon pasiguri në kapacitetet e qeverisë shqiptare për të përballuar këtë fenomen pa krijuar probleme të sigurisë, stabilitetit ekonomik apo social të brendshëm..."

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se ka depozituar kërkesën në emër të PD-së për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për marrëveshjen me Italinë për vendosjen në Shqipëri të mbi 36 mijë emigrantëve nga Afrika e Veriut për çdo vit.
Paralajmëron po ashtu se çështja do të shkojë edhe në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
“Me datë 06 nëntor 2023 nëpërmjet një konference të transmetuar drejtpërdrejt nga media jemi njohur me faktin se Shqipëria, e përfaqësuar nga Kryeministri, nënshkroi një marrëveshje me Italinë për emigrantët.
Në bazë të deklaratave publike për objektin e marrëveshjes rezulton se Shqipëria do të kthehet në një bazë, (mediat informojnë për dy kampe të mëdha me kapacitet jo më pak se 3.000 persona), ku do të strehohen emigrantë nga Afrika Veriore të mbërritur në mënyrë të paligjshme në kufirin jugor të Italisë”, thuhet në kërkesën e partisë opozitare.
Arsye për thirrjen e seancës është fakti se nuk është diskutuar në publik.
“Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme, pikërisht kur nis dhe sezoni turistik. Ky lajm vjen si surprizë në Shqipëri, pasi nuk ka pasur asnjë debat politik apo publik për një çështje kaq sensitive për qytetarët dhe për mbarë vendin. Me të drejtë opinioni publik është i shqetësuar pasi flukse të tilla njerëzore sjellin në mënyrë të logjikshme lëvizje të ekuilibrave socialë dhe ekonomikë të zonave, ku këta refugjate do të vendosen. Po ashtu krijon pasiguri në kapacitetet e qeverisë shqiptare për të përballuar këtë fenomen pa krijuar probleme të sigurisë, stabilitetit ekonomik apo social të brendshëm. Për sa më lart me qëllim marrjen e informacioneve dhe për të bërë transparencë, përpara qytetarëve shqiptarë të arsyeve që kanë çuar Kryeministrin e Shqipërisë në këtë vetofrim, pa asnjë konsultim publik, kur vendet europiane e kanë refuzuat atë, pavarësisht kapaciteteve për të menaxhuar këtë fluks emigrantësh, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1 të Kushtetutës dhe të nenit 96 pika 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama”, thuhet në kërkesën e PD-së, shkruan Top Channel.
E-Diaspora
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë Në zgjedhjet e 11 majit, diaspora shqiptare mori pjesë për herë të parë duke votuar me...
-
Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
Jeta në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë? Qeveria e Austrisë ka zbuluar shkurtime të mëdha shpenzimesh dhe rritje taksash për të trajtuar deficitin...
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht?
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?