Shkurt.ch
Parlamenti Zviceran, masa për pengimin e shopingut jashtë vendit
Sipas mocionit, në të ardhmen duhet paguar tatim në vlerën e shtuar për Zvicrën nga vlera prej 50 frangash e mallrave të blera, e jo nga 300 sa është tash
“Turizmi” i zviceranëve për të bërë “shoping”, gjegjësisht për furnizim me çmime më të lira në vendet në kufi, përbën prej kohësh shqetësim për autoritetet e vendit. Kjo, për faktin se ky turizëm dëmton shitoret zvicerane, sidomos ato në zonat afër kufirit. Për t`i dhënë një rrugë zgjidhjeje këtij problemi, Dhoma e Kantoneve në Parlamentin e Zvicrës ka vendosur sot që ai të vihet nën llupë, shkruan srf.ch.
Kështu, sot deputetët kanë miratuar me heshtje një mocion për rishikim të kësaj problematike, të cilin e ka përcjellë më tutje për rishikim te komisioni përkatës.
Autor i mocionit ka qenë deputeti Werner Hösli nga SVP. Ai ka kërkuar që turistët e shopingut të detyrohen për t`i paguar më tepër shtetit për blerjet që i bëjnë jashtë vendit, transmeton albinfo.ch. Ata, sipas mocionit, duhet në të ardhmen të paguajnë tatim në vlerën e shtuar për Zvicrën nga vlera prej 50 frangash e mallrave të blera, e jo nga 300 sa është tash.
Komisioni duhet të shqyrtojë nëse kjo masë ose masa të tjera do të pengojnë dëmet që shkakton blerja jashtë vendit. Ndërkaq Këshilli Federal është deklaruar kundër përshtatjes së pragut të mallrave të lejuara për blerje jashtë pa iu nënshtruar pagesës së tatimit të vlerës së shtuar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










