Shkurt.ch
Parlamenti bën votëbesimin e Këshillit Federal
Nga ora 8 Aambleja Parlamentare, gjegjësisht përbërja e plotë e deputetëve të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës ka filluar punën për zgjedhjen dhe votëbesimin e anëtarëve të Këshillit Fderal.
Fillimisht, deputetët kanë pranuar tërheqjen e ministres së deritashme nga BDP-ja, Eveline Widmer-Schlumpf, e cila ka dhënë dorëheqjen pas tetë vitesh në këtë post. Siç është raportuar tashmë, Widmer-Schlumpf është detyruar të tërhiqet si pasojë e presionit të partise fituese, SVP/UDC.
Përveç ministres Schlumpf, deputetët kanë miratuar edhe tërheqjen e kancelares (post i lartë administrativ pa kompetenca ekzekutive) Corina Casanova.
Në vazhdim, gjashtë ministrat e mbetur i janë nënshtruar votëbesimit nga deputetët. Ministrja Doris Leuthard nga CVP/PDC është rizgjedhur me një rezultat të shkëlqyer: 215 veta kanë votuar për të, ndërkohë që 118 vota do të mjaftonin për rizgjedhje.
Më tutje votëbesimin e ka fituar edhe ministrja tjetër, Simonetta Sommaruga, me 180 vota.
Didier Burkhalter nga FDP/PLR me 217 vota pro ka arritur rezultatin kulmor në rizgjedhje ndërsa po ashtu është rivotuar edhe Ueli Maurer nga SVP/UDC, me 171 vota. Ndërsa Johan Schneider Amman ka fituar besimin e 191 deputetëve.
Edhe Alain Berset PS ka marrë besimin e deputetëve të Parlamentit të Zvicrës. Ai me 210 vota është rizgjedh ministër në Këshillin Federal
Pika kryesore e seancës është votimi për njërin nga kandidatët e SVP/UDC-së për vendin vakant të ministrit federal.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










