Feja
Paris: Kazermat shndërrohen në xhami
Nga mungesa e hapësirës për t’u lutur, në Paris dhe Marseille zyrtarët i kanë transformuar disa kazerma të vjetra në xhami
Prej disa vjetësh xhamitë e vendosura në rrugën Myrha dhe Polonceau në rrethinën VIII të Parisit pësojnë një fluks të qindra myslimanëve gjatë lutjeve të së premtes, duke detyruar disa prej tyre të falen në rrugë. Kjo temë është bërë shumë polemike me hapjen e një kazerme të vjetër e të shndërruar në një vend të besimit, shkruan “Rue89”.
Lutja në rrugë nuk u përshtatet as myslimanëve, as banorëve, as udhëheqësve politikë të të gjitha partive.
Në fund të vitit 2010 Marine Le Pen, kryetare i Frontit Kombëtar të Francës (FN), krahason këto lutje në rrugë me okupimin gjatë Luftës së Dytë Botërore, krahasim që krijoi një stuhi polemikash dhe që përhapi tensionet brenda lagjes në fjalë.
Ndërsa situata ishte deri më tani e bllokuar në pritje të ndërtimin të një xhamie të re më 2013, ministri i Brendshëm, Claude Guéant, deklaroi se një ish-kazermë do të vihet në dispozicion të myslimanëve praktikantë.
Që nga 16 shtatori gjerë te ndërtimi i një xhamie të vërtetë, 2000 metrat katrore të ish-kazermës së ashtuquajtur Clignancourt do të shërbejnë si një vend i lutjes.
Një vendim i miratuar nga Muhamedi Moussaoui, kryetar i Këshillit Francez të besimit mysliman (CFCM), i cili do të zgjerohet në qytete të tjera që përballen me të njëjtin problem “siç është Marseille“, thekson ministrit të Brendshëm.
Zgjidhje e përkohshme – por inkurajuese – për një rast për të cilin Claude Guéant dhe udhëheqësit myslimanë kanë më në fund të njëjtin qëllim: “zhdukjen e namazit në rrugë”.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












