Lajme

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Mot me vranësira dhe intervale me diell parashikohet të mbajë sot mbi vendin tonë.

Sipas IHMK-së, “kjo situatë stabile meteorologjike vjen si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit, të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë”.

Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, e lehtë deri mesatare.