Futboll
Parashikimet e superkompjuterit për Euro 2024, sa kanë gjasa Shqipëria dhe Zvicra
Sipas superkompjuterit, mundësia më e madhe është që Shqipëria ta mbyllë grupin në vendin e fundit, pasi kjo ndeshet në 56,4% të rasteve
Kombëtarja shqiptare do të nisë pas 10 ditësh aventurën e saj të dytë në një Kampionat Evropian, pas atij të Francës në 2016-tën.
Shqipëria bën pjesë në Grupin B, ose ndryshe grupi i “FERRIT”, pasi në të bëjnë pjesë edhe Spanja, Italia dhe Kroacia.
Edhe pse Shqipëria në letër duket si skuadra që ka më pak shanse të kalojë grupin, sërish kundërshtarët e cilësojnë atë të fortë, madje ka nga ata që besojnë se do të ketë edhe surpriza.
Por, për superkomjuterin “OPTA” shanset e Shqipërisë për të kaluar grupin janë të vogla, ndërsa që kuqezinjtë të shkojnë në finale apo të fitojnë trofeun janë edhe më minimale, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Sipas superkompjuterit, mundësia më e madhe është që Shqipëria ta mbyllë grupin në vendin e fundit, pasi kjo ndeshet në 56,4% të rasteve. Vendi i tretë i kuqezinjve është në 25,7% të rasteve, vendi i dytë në 12,3% dhe ai i pari në grup është 5,6%.
Në simulimin e kualifikimit në fazën me eliminim direkt, shanset e Shqipërisë për të shkuar në 16-she janë 33,4%. Përqindja zbret në 11,6 për kualifikimin në çerekfinale dhe 3,2 për gjysmëfinalet. Kuqezinjtë kanë 0,8% mundësi që të shkojnë në finalen e turneut dhe vetëm 0,2% për të fituar Euro 2024.
Sipas këtij superkompjuteri, Zvicra ka gjasa rreth 25 % të kalojë grupin, 9.7 % në gjysmëfinale, 3.8 në finale dhe 1.2 të triumfojë në këtë Evropian.
Favorite shihet Anglia me 19.9 % gjasa që të fitojë Evropianin në Gjermani.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









