Shkurt.ch
Paralizohet Stacioni Kryesor i Trenave në Cyrih
Nga ora 8.10 kanë qarkulluar shumë trena ndërsa shkaku qëndron në kabinën e drejtimit të trenave në Stacionin Hekurudhor Zürich-Altstetten
Një kaos i vërtetë ka mbretëruar në orët e mëngjesit të sotëm në Stacionin Kryesor Hekurudhor të Cyrihut, më të madhin në vend. Ndonëse lëvizja e trenave ndërkohë pjesërisht ka filluar, riparimi i plotë i defektit parashihet të marrë kohë deri rreth orës 12.
Nga ora 8.10 kanë qarkulluar shumë trena ndërsa shkaku qëndron në kabinën e drejtimit të trenave në Stacionin Hekurudhor Zürich-Altstetten, njofton sda.ch. Një numër linjash që komandoheshin nga aty, nuk mund të mbaheshin, transmeton albinfo.ch. Në këtë stacion nga ora 8.30 është ndërprerë qarkullimi në tërësi.
Ndërkohë, rreth orës 10 kanë filluar qarkullimin disa nga trenat por punët në riparimin e defektit pritet të zgjasin deri në orën 12.00. Deri në atë kohë duhet llogaritur me mungesën e trenave regjionalë dhe ndërregjionalë (S dhe IR), përcjell albinfo.ch. Por, të prekur nga ky kaos janë edhe trenat e relacioneve më të gjata si ai IC në mes të Cyrihut, Bernës, Bazelit dhe Oltenit etj. Udhëtarët që kanë për të shkuar në Olten, Bernë ose Basel duhet të marrin rrugën tjetër, më të gjatë, përmes Lucernit.
Për të zbutur problemin e mungesës së trenave janë angazhuar më shumë se dhjetë autobusë. Por pritjet e gjata janë megjithatë të pashmangshme pasi që tash edhe autobusët në fjalë janë të stërmbushur dhe veç kësaj janë bllokuar në një kolonë. SBB ka angazhuar në shumë stacione treni kujdestarë për të ndihmuar pasagjerët.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










