Kosova
Paralajmërohet grevë, në aeroportin e Prishtinës thonë se fluturimet do të realizohen
Punëtorët e AN ‘Adem Jashari’ kanë vendosur që të hyjnë në grevë më 19, 20 dhe 21 gusht.
Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është deklaruar rreth fluturimeve nga Kosova nëpër shtete të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
“Dëshirojmë t’i njoftojmë te gjithë udhëtart që kanë planifikuar të udhëtojnë përmes AN të Prishtinës “Adem Jashari” se të gjitha fluturimet e planifikuara më 19, 20 dhe 21 gusht do të realizohen në kohë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, punëtorët e AN ‘Adem Jashari’ kanë vendosur të hyjnë në grevë më 19, 20 dhe 21 gusht.
Me një njoftim shtypi Sindikata e aeroportit ‘Adem Jashari’ thotë se pas shumë përpjekjeve për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre, këta të fundit nuk kanë treguar gatishmëri për dialog.
“Ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të shumta drejtuar menaxhmentit të aeroportit për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet tona, në mënyrë paqësore, deri tashti nuk kemi pranuar ndonjë ftesë apo gatishmëri nga menaxhmenti për të dialoguar. Ne kemi shterur të gjitha mënyrat dhe mundësitë paqësore për dialogun. Punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur nëpërmjet delegateve të tyre të shkojnë në grevë, siç kemi paralajmëruar në protestën paqësore të mbajtur javën e kaluar më 08.08.2019 se më 19.08.2019 do të kemi grevë njëorëshe, duke filluar prej orës 08.00 deri në orën 09.00 sipas kohës lokale dhe më 20.08.2019 grevë dyorëshe, duke filluar prej orës 08.00 deri në orën 10.00, si edhe më 21 do mbajmë grevë gjithëditore”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












