Lajme

Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Ndonëse temperaturat e ditëve të fundit në Kosovë ishin të larta, ditët në vijim janë paralajmëruar reshje të mëdha të shiut, e madje nuk përjashtohen as mundësitë e vërshimeve, raporton Albinfo.ch.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar që ditëve në vazhdim do të ketë mundësi për vërshime në vende të ndryshme në Kosovë.

“Reshje lokale të shiut, të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05.10.2020), të përcjella me shkarkime rrufesh, pritet të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06.10.2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane. Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.