Kosova
Para të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi
Banka Qendrore e Kosovës ka raportuar sot për aktivitetet që lidhen me luftimin e parave të falsifikuara, veçanërisht monedhave 2 euro, gjatë fundit të vitit 2023 dhe pjesës së parë të vitit 2024.
Sipas njoftimit, në periudhën deri në prill të vitit 2024, BQK-ja ka arritur disa rezultate të rëndësishme në luftën kundër parave të falsifikuara dhe zbatimin e masave të rregullores për operacione me para të gatshme:
– Janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth 2.5 milionë copë monedha të denominimeve prej 2 euro;
– Janë detektuar dhe u është parandaluar hyrja në sistemin financiar rreth 54,000 copë monedha të denominimeve prej 2 euro, duke i tërhequr nga qarkullimi të dyshuara si të falsifikuara;
– Është furnizuar ekonomia me afër 7.4 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar;
– Është furnizuar ekonomia me afër 5.82 milionë copë kartëmonedha euro plotësisht të reja dhe të përshtatshme për ri-qarkullim ne shume prej 261.6 milionë euro;
– Janë importuar monedha krejtësisht të reja 5 milionë copë, ose 8 milionë euro;
– Janë eksportuar 2.4 milionë copë (2.8 milionë euro) të monedhës 2 euro (të tërhequra nga qarkullimi);
– Numri i kartëmonedhave prej 500 (pesëqind) euro të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në BQK ka kaluar mbi 266,000 (dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) copë/njësi në vlerë mbi 133 (njëqind e tridhjetë e tre) milionë euro;
– Janë licencuar katër (4) banka për import/eksport të parasë së gatshme; dhe
– 57 autorizime (kryesisht të valutave jo-euro) për transport të parave të gatshme në kundërvlerë të tërësishme prej 177.4 milionë euro.
Tutje, BQK-ja ka inkurajuar qytetarët dhe bizneset të përdorin sa më shumë pagesat elektronike dhe të raportojnë çdo dyshim për monedha të falsifikuara tek autoritetet përgjegjëse.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













