Kosova
Para takimit të 14 shtatorit, Lajçak kërkon mbështetjen e Gjermanisë për dialogun
Një javë para takimit të radhës të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar zyrtarë gjermanë, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e Gjermanisë për këtë proces.
Ai është takuar me Jens Plotner, këshilltarin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Po ashtu ka pasur takim edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, transmeton Albinfo.ch.
Si temë kryesore ka qenë takimi i nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku më 14 shtator në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Atë takim Lajçak e ka cilësuar si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
”Pati diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe @GermanyDiplo sot për gjendjen e lojës në dialog dhe rrugën përpara përpara takimit të javës së ardhshme. U fokusua në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faleminderit për mbështetjen e fortë ”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Takimi i 14 shtatorit vjen, pasi në muajt e kaluar të këtij viti ka pasur tension në Veriun e Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të prillit në komunat veriore.
Ato zgjedhje i fituan kryetarët shqiptarë, pasi votimet u bojkotuan nga Lista Serbe, parti që hapur është e lidhur me Beogradin zyrtar. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










