Integrimi
„Paqja në punë: një aktualitet i shqiptarëve“
„ Albanian Engineering of Switzerland“ dhe Federata e Sipërmarrësve të Kantonit Vaud do të organizojë në fillim të marsit një seminar me temë: „Paqja në punë: një aktualitet i shqiptarëve“.
„Në vitin 2012 është festuar ditëlindja e 75-të e kësaj marrëveshjeje, që mbështetet në konventat e shumta kolektive, e cila ka sjellë një stabilitet të madh në ekonominë e Zvicrës dhe ka nxitur rritjen e saj për të mirën e të gjithëve. Kjo marrëveshje, e quajtur «Paqja në punë», është e njohur në kulturën e marrëveshjeve tipike zvicerane“, thuhet në njoftimin e organizatorëve të seminarit.
Pavarësisht zhvillimit të botës së punës, kjo marrëveshje paraqet ende një shtyllë të sistemit social helvetik. Ekonomia zvicerane gjithashtu varet shumë edhe nga sipërmarrësit dhe punëtorët nga imigracioni, dhe në veçanti nga ata shqiptarë.
Në seminar punëtorët do të mësojnë më shumë për marrëveshjen, e quajtur «Paqja në punë».
„Punëtorët shqiptarë a kanë njohuri të mjaftueshme lidhur me përparësitë që paraqet, si për patronët ashtu edhe për punëtorët, kjo formë e zgjidhjes së konflikteve? A e kuptojnë se çfarë përfshin kjo marrëveshje në jetën e ndërmarrjes? Janë këto pyetje, të cilave do të mundohet t’u përgjigjen ekspertët në këtë seminar: Philippe Leuba, ministër i Ekonomisë dhe Sportit në Kantonin Vaud, Rexhep Gashi, Kryetar i AES – Zvicër, Olivier Meuwly, Historian, Georges Zünd, Drejtor i FVE, Jean Kunz, Drejtor UNIA – VD, Sophie Paschoud, Sekretare patronale CP.
Më shumë informacione për seminarin në linkun e mëposhtëm:
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










