Lajme
Papunësia në Zvicër, më e shprehur te të huajt
Shkalla e papunësisë te shtetasit zviceranë në fund të tetorit ishte 1.6% ndërsa te të huajt, 3.8%
Numri i të papunëve gjatë muajit tetor në Zvicër ka shënuar një rënie të vogël në krahasim me tetorin e një viti më parë. Kështu, në tetor të vitit 2018 shkalla e papunësisë ishte 2.4%, në tetorin e vitit 2019 ajo ka rënë në 2.3%, shkruan srf.ch.
Siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco), në fund të tetorit në të gjitha zyrat regjionale për ndërmjetësim të punës (RAV) ishin regjistruar 101.700 veta si të papunë, transmeton albinfo.ch. Ky numër është për 5600 më i vogël se ai i tetorit 2018.
Ndërkaq gjatë tetorit ishin shpallur të lira afër 35.000 vende pune, që ishte për 3200 më pak se një muaj më parë.
Megjithatë, po u krahasua me shtatorin e këtij viti, shkalla e papunësisë në fund të tetorit ka qenë pak më e lartë. Në shtator ajo ishte 2.1%, ndërsa në tetor, 2.2%.
Sikurse ndodh zakonisht, shkalla e papunësisë edhe në tetor ishte dukshëm më e ulët në Zvicrën gjermane se në atë frankofone, përcjell albinfo.ch. Kështu, përderisa në pjesën gjermane, të papunë ishin vetëm 1.9% (një muaj më parë: 1.8%), në zonën frankofone dhe në atë italiane ajo mbërrinte në 3.1% (në shtator: 3.0%).
Ndarja tjetër sa i përket shkallës së papunësisë është ajo në mes të zviceranëve dhe të huajve. Papunësia te shtetasit zviceranë në fund të tetorit ishte 1.6% (njësoj sikur në shtator), ndërsa te të huajt, 3.8% (0.2% më e ulët se në shtator).
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











