Brèves

Papunësia në Zvicër: 3.3 për qind në maj

Në Zvicër, në fund të majit janë raportuar 144.778 persona si të papunë në zyrat rajonale të punësimit RAV. Bëhet fjalë për 8429 të papunë, ose 6.2 për qind më shumë se në muajin maj të 2015-ës. Aktualisht norma e papunësisë është 3.3 për qind, thuhet nga Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike SECO.
Papunësia e të rinjve ka shënuar rënie në maj për 1148 njerëz, në 16.723. Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kjo paraqet një rritje prej 371 personash.