Shkurt.ch
Papunësia në shkallën më të ulët prej 21 vitesh
Kur merret mesatarja e të 12 muajve rezulton se shkalla e papunësisë gjatë vitit 2012 ka qenë 6.6% ndërsa gjatë vitit 2011, 6.9 për qind
Papunësia në Gjermani ka zbritur në nivelin më të ulët që prej 21 vitesh. Gjatë vitit 2012 në shtetin më të fguqishëm ekonomikisht të Evropës kanë qenë të regjistruar mesatarisht 2.9 milionë të papunë. Vetëm në vitin 1991 papunësia ka qenë në nivel më të ulët, pas bumit të ndërtimeve në frymën e bashkimit të dy Gjermanive.
Ndërsa në vitet në vijim, numri i të papunëve shpeshherë ka arritur në më shumë se 4 milionë.
Siç bën të ditur Agjencia Federale e Punës, Gjermania, nga fundi i vitit që lamë pas e ka ndier më shumë trendin e rënies në ekonominë evropiane. Për këtë arsye, në dhjetor është shënuar një rritje e shkallës së papunësisë në 6.7 për qind, ose një ngritje prej 88 mijë të papunësh në krahasim me muajin nëntor.
Por, kur merret mesatarja e të 12 muajve rezulton se shkalla e papunësisë gjatë vitit 2012 ka qenë 6.6% ndërsa gjatë vitit 2011, 6.9 për qind.
Në përgjithësi, gjatë vitit 2012 ka pasur 79 mijë ë papunë më pak se në vitin 2011.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










