Shkurt.ch
Papunësia në BE, në nivelin më të ulët në shtatë vjetët e fundit

Papunësia në Bashkimin Evropian ka rënë në muajin prill në nivelin më të ulët në shtatë vjetët e fundit. Po ashtu raportohet të jetë ulur edhe papunësia e të rinjve në bllokun 28-vendesh, thuhet në një raport të agjencisë evropiane statistikore Eurostat, shkruan albinfo.ch.
Greqia mbetet e para midis vendeve të BE-së me shkallën më të lartë të papunësisë, prej 24.2 për qind në muajin shkurt dhe 20.1 për qind e ndjekur nga Spanja. Shkalla më e ulët e papunësisë në muajin prill mbetet në Republikën Çeke, 4.1 për qind. Më pas Gjermania dhe Malta e 4.2 ose 4.3 për qind.
Krahasuar me prillin e vitit të kaluar pothuajse të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Estonisë dhe Belgjikës, kanë shënuar një rënie në normën e papunësisë. Më të lartën e ka raportuar Qiproja për 41 për qind. Në Belgjikë ka mbetur e pandryshuar, ndërsa në Estoni u rrit me 0.1 pikë përqindje.
Në nivel sezonal të BE-së papunësia llogaritet sipas metodologjisë së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), që ra në prill në 8.7 për qind, niveli më i ulët që nga prilli 2009. Në mars shifrat treguan se arriti në 8.8 për qind në krahasim me 9.6 për qind sa ishte në muajin prill të vitit të kaluar.
Në zonën 17-vendesh të monedhës së vetme evropiane ka mbetur e pandryshuar në prill në krahasim me muajin e kaluar dhe arriti në 10, 2 për qind. Lidhur me prillin e kaluar, ishte ulur me 0.8 për qind të pikëve.
Të papunë në 28 vendet e BE-së, në përputhje me normat e Eurostat-it në prill ishin 21.224 milionë njerëz, prej të cilëve 16,420 milionë në eurozonë. Kështu numri i tyre në krahasim me muajin mars ka rënë në 106,000 në BE dhe eurozonë 63,000. Në krahasim me prillin e kaluar numri i të papunëve në BE është ulur me 2,096 milionë, dhe 1.309 milionë në eurozonë.
Shkalla e papunësisë së të rinjve në BE, në moshën e grupit deri në 25 vjet në prill arriti në 18.8 për qind, kundrejt 19 për qind sa ishte në mars dhe 20.7 për qind në të njëjtën periudhë të fundit në vitin 2015. Papunësia në eurozonë e të rinjve ka rënë në 21.1 për qind nga 21.4 për qind sa ishte në muajin mars. Në prill të vitit të kaluar arriti në 22.5 për qind, tregon EUROSTAT, përcjell albinfo.ch.
Të papunë në BE në prill ishin 4 235 milionë të rinj, nga të cilët 2.932 milionë në eurozonë. Kështu numri i tyre u reduktua në 495,000 në vit në BE, për 261,000 në eurozonë.
Shkalla më e lartë e papunësisë së të rinjve është regjistruar në Greqi me 51.4 për qind), e ndjekur nga Spanja me 45 për qind dhe Kroacia 38.9 për qind.
Norma më e ulët e papunësisë së të rinjve në prill është regjistruar në Gjermani me 7 për qind, Malta – 8.9 për qind dhe në Republika Çeke me 9.5 për qind.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli Librat që promovohen në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, janë: "Bota shpirtërore në krijime të veçanta",...
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
Jeta në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh Pavarësisht një ekonomie të dobët, entuziazmi i austriakëve për udhëtime mbetet i pashuar. Sipas të dhënave...
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla