Papunësia: dallime të mëdha në mes të kantoneve
Dallimi më i madh është në mes të kantonit të Gjenevës me 6.9% të papunë dhe atij Appenzell Innerhoden me shkallën 1.1% të papunësisë
Përqindja e të papunëve në gjithë Zvicrën, shikuar sipas viteve, nuk ka pësuar ndryshime dramatike, ndërsa, kur është fjala për përqindjet brenda regjioneve të vendit, janë identifikuar dallime relativisht të mëdha nga kantoni në kanton.
Kështu, siç njofton Sekretariati Shtetëror për Ekonomi, SECO dallimet më të mëdha janë ato në mes të kantoneve frankofone si Gjeneva me 6.9% të papunë ose Neuchatel-i me 6.2% dhe disa kantoneve të vogla gjermanofone si Appenzell Innerhoden me 1.1% apo Obwalden me gjithsej 1.2% njerëz që presin në entet e punës.
Po kështu shkallë të lartë të papunësisë kanë edhe kantonet si ai i Tiçinos me 5.7%, i Vaudit 5.6% dhe i Valisit 5.4%.
Kantonet e mëdha gjermanofone si Cyrihu me 3.7 dhe Berna me 2.7% të papunë sillen rreth mesatares zvicerane të papunësisë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










