Shkurt.ch

Papa Françesku i Parë betohet në Vatikan

Papa Françesk zyrtarisht e ka filluar punën e tij si lider i 266-të i Kishës Katolike

Papa Françesku u betua sot në një ceremoni solemne në Vatikan, përpara qindra mijëra të pranishmeve dhe shefa të shteteve dhe liderë të religjioneve të tjera, të cilëve u drejtoi një lutje për “dhembshuri, dashuri dhe mbrojtje të njerëzve në nevoje”.

Në mesin e liderëve botëror, që morën pjesë në ceremoni ishte edhe Cristina Kirchner, presidente e Argjentinës, prej nga është Papa, kancelarja gjermane, Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden.

 “Roli i Françeskut si mbrojtës i krishterimit nuk kufizohej vetëm me njeriun. Mbrojtja i referohet të gjithë krijesave të Zotit, bukurive që ai ka krijuar, mbrojtja do të thotë të respektosh jetën dhe mjedisin në të cilin jetojmë” tha Papa i ri në Vatikan.

“Do të thotë të mbrosh njerëzit, të tregosh dashuri dhe dhembshuri për çdo njeri, sidomos fëmijët, të moshuarit dhe ata në nevojë, që shpesh herë lihen në harresë ose janë të fundit për të cilin mendojmë”, vazhdoi Papa në fjalën e tij, transmeton TCH.

Papës iu dorëzua edhe unaza, por që këtë herë nuk do të jete e artë siç është zakoni, por argjend i lyer në ar, me kërkesë të vetë Françeskut.

Një Jezuit, Papa ka nisur drejtimin e tij me thjeshtësi, duke refuzuar shumë prej lukseve të kishës, midis të cilave edhe kryqin e artë, të zëvendësuar prej tij me një kryq të thjeshte të hekurt.

Françesku, ish-kardinali Jorge Bergoglio, u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë një javë më parë, nga konklava e mbledhur pas dorëheqjes së Benediktit XVI