Lajme
Pandemia anulon ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel
Ceremonia në prani e dhënies së Çmimive Nobel, e planifikuar për 10 dhjetor në Stokholm, është anuluar për të parën herë që nga viti 1944, për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot Fondacioni Nobel.
“Hera e fundit që nuk është mbajtur ceremonia në Stokholm ka qenë në vitin 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Gustav Källstrand, historiani i Fondacionit Nobel.
“Këtë vit, ideja është që medaljet dhe diplomat t’u dorëzohen kandidatëve në një mënyrë të sigurt, në vendet e tyre të qëndrimit, me shumë gjasa me ndihmën e ambasadave dhe universiteteve të të kandiduarve”, shpjegoi Fondacioni.
Megjithatë, është planifikuar një ceremoni televizive dhe fituesit do ta marrin çmimin e tyre në distancë.
Emrat e fituesve të çmimeve të ndryshme (Mjekësi, Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi) do të shpallen në datat e planifikuara, midis 5 dhe 12 tetorit, nga Stokholmi dhe Oslo/AFP
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














