Lajme
Pandemia ka kapluar Gjermaninë, kërkohen infermierë vullnetarë
Ani pse Gjermania ka numër të mjaftueshëm shtretërish intensivë dhe aparatesh intubimi, problemi qëndron tek mungesa e personelit që do të duhej t’i vejë në punë aparatet, transmeton albinfo.ch.
Në Gjermani janë regjistruar 465 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 40.343 dhe 16.946 raste të reja me koronavirus, duke arritur numri në 1.908.527.
Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësorët në botë, ekziston frika e kolapsit të sistemit shëndetësor, kjo jo për shkak të mungesës së mjeteve, por të burimeve njerëzore. Mungesa e infermierëve e kujdestarëve ka qenë një problem i njohur edhe para krizës së Coronës. Por Corona e ka nxjerrë edhe më në pah këtë problem. Tani për shkak të mungesës së infermierëve, “Berliner Charite” po kërkon të rimarrë në punë ish-infermierët, që situata të mos dalë nga kontrolli si Susanne Wiegand, shkruan DW.
Pasi Gjermania u përfshi nga vala e parë e pandemisë së Coronës, Susana Wiegand doli vullnetare për të punuar si infermiere. Në spitalin “Berliner Charite” ajo punon me orar të kufizuar në një pavion të intensivit.
Para 25 vjetësh ajo përfundoi shkollën e infermierisë, por në fund vendosi për një profesion tjetër. Tani kolegët janë mirënjohës që Susana është kthyer. Kur mbaron turnin 9 orë me pacientë të infektuar me Corona, ajo shkon në zyrë për të kryer formalitetet për punën e saj të parë parë me orar të plotë.
“Nuk ndjehem mirë me veten të rri në shtëpi, kur kolegët e mi në pavionin intensiv strapacohen, kur e di që unë jam e specializuar për këtë dhe mund të ndihmoj shumë mirë. Prandaj po e bëj, është diçka e vetëkuptueshme për mua”, thotë Susanna Wiegand. E ndihma e saj vërtet nevojitet këto kohë. Sistemi shëndetësor gjerman e ka përballuar deri më tani situatën, megjithë numrin në rritje të infektimeve, por gjithnjë e më shpesh dëgjohet, se pavionët e trajtimit intensiv në spitalet gjermane po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre.
Shtretërit intensivë kanë nevoja, jepen si shifra, mund të shërbehen vetëm pjesërisht
Judith Heepe, drejtoreshë e infermierisë në Charite e vë gishtin në plagë, kur flet për problemet e sistemit shëndetësor gjerman. “Ne kemi mjaft aparate intubimi. Kemi plot vend për shtretërit intensivë, po ashtu nuk na mungojnë materialet e mjetet. Ajo që na shqetëson, është se të gjithë ata shtretërit intensivë që jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht, kjo sepse thjesht na mungon personeli”.
Infermierja vullnetare Susanna Wiegand e di se sa e vështirë është puna në këto kushte. “Pavioni i intensivit është i mbushur plot. Dhe kur ke tre apo katër pacientë me Covid dhe ke vetëm një infermier në dispozicion, është shumë e vështirë. Këtu gjërat zhvillohen shpejt, shumë shpejt. Ndodh që kur dal nga puna, të iki në shtëpi me një ndjenjë të trishtë, sepse nuk munda t’i jap pacientit atë vëmendje, që do doja t’ia jepja.” Susana Wiegand, thotë, se megjithë barrën e rëndë e ka rigjetur dashurinë për punën e dikurshme. Ajo thotë, se e mendon edhe rikthimin me orar të plotë në spital. Por për këtë duhet të përmirësohen njëherë kushtet e punës në spitale./DW
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











