Lajme
Pamje pas përplasjes së avionit në Stamboll që u nda në tri pjesë
Një aeroplan pasagjerësh doli nga pista në një aeroport të Turqisë, duke u ndarë në tri pjesë.
Një avion doli jashtë piste dhe më pas shpërtheu në flakë, në një aeroport turk pasditen e sotme. Raportohet se në bord ndodheshin 177 persona dhe 52 prej tyre kanë mbetur të plagosur, tre persona kanë gjetur vdekjen, përcjell albinfo.ch.
Incidenti ndodhi në aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit.
Autoritetet turke shkruajnë se për fat të mirë, nuk ka shumë viktimë nga aksidenti i rëndë ajror. Avioni u shkatërrua gati plotësisht, duke u ndarë në 3 pjesë.
Nga pamjet e bëra publike në mediat e huaja shihen njerëzit e mbuluar nga gjaku dhe të tmerruar nga kjo përplasje, që mund të kishte rezultuar fatale për ta.
Mendohet se disa prej pasagjerëve kanë ngecur në avion, por punëtorët e urgjencës po punojnë për t’i nxjerrë. Mes pasagjerëve ishin edhe 12 fëmijë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











