Lajme
Pak kosovarë të dhënë pas artit
Sipas statistikave, brenda një viti vetëm 60 mijë shikues kanë shkuar në Kinema për të parë një film. Ndërsa vetëm 17 mijë qytetarë kanë parë një shfaqje në teatër
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës 2013” të cilat tregojnë se shumë pak shikues i kanë parë filmat, shfaqjet teatrale, ekspozitat dhe kanë lexuar në bibliotekat kosovare. Sipas ASK-së, brenda një viti, vetëm 60 mijë shikues kanë shkuar në Kinema për të parë filma.
Ky publikim i ASK-së, ofron të dhëna statistikore me aktivitetet kulturore të kinemave, teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, baletit, filarmonisë për vitin 2013.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i filmave të shfaqur në kinematë dhe shtëpitë e kulturës nëpër komuna e Kosovës në vitin 2013 ishte 127, prej tyre 43 filma vendorë, ndërsa 84 filma të huaj. Ndërsa këta filma i kanë parë gjithsej 60.414 shikues.
“Krahasuar me vitin 2012 numri i filmave të shfaqur në vitin 2013 ka shënuar rënie për 33.5 për qind. Po ashtu, numri i shikuesve ka shënuar rënie për 22.2 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.
Numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, sipas të njëjtit njoftim, në vitin 2013 ka qenë 8 premiera dhe 150 repriza, ndërsa numri i shikuesve 7.500.
Krahasuar me vitin 2012 numri i shikuesve në vitin 2013 ka pasur rritje për 0.2 për qind
Numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda, sipas ASK-së, ka qenë 4 premiera dhe 67 repriza, ndërsa numri i shikuesve ka qenë 10.900.
Numri i ekspozitave të realizuara në galeritë e arteve dhe në shtëpitë e kulturës nëpër komuna ka qenë 176, ndërsa numri i vizitorëve 30.290. “Krahasuar me vitin 2012 numri i ekspozitave në vitin 2013 është rritur për 2.9 për qind, kurse numri i vizitorëve në vitin 2013 është rritur për 5.7 për qind”, thuhet në raport.
Ndërsa fondi i librave në biblioteka ishte 1.521.892, me numër të lexuesve 170.001. Krahasuar me vitin 2012 fondi i librave në biblioteka në vitin 2013 është rritur për 0.4 për qind. “Kurse numri i lexuesve në vitin 2013 është rritur për 6.4 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













