Kosova
Pagesa e energjisë elektrike në veri bëhet nga paratë e qytetarëve
Tashmë dihet se në Komisionin për Ekonomi të Kuvendit të Kosovës me shumicë të votave është marrë vendim që të ndahen 11 milionë euro për pagesën e energjisë elektrike në veriun e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga opozita dhe shoqëria civile.
Ndërkohë, Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) tha se pagesa e energjisë elektrike në veri po bëhet me paratë e qytetarëve të Kosovës.
“Te financimi nga paratë e KOSTT-it, ato janë paratë tona. KOSTT-i i inkason këto para për të kryer investime në nivelin e transmisionit, apo edhe për t’i kthyer në formë të dividentës në buxhetin e Kosovës”.
Po ashtu, Abazi, në Edicionin Special në Klan Kosova, theksoi se me këtë veprim nuk ka ndonjë ndryshim nga herët e kaluara në inkasimin e borxheve.
“Është plotësisht vazhdimësi e politikës së kaluar në të cilën Kosova duhet ta paguajë energjinë elektrike të cilën nuk mund ta inkasojë në veri. Ne konsiderojmë se veprimi i sotëm i Komisionit për Ekonomi është vetëm një orvatje për t’u paraqitur se po bëhet diçka ndryshe, por në fakt, prapëseprapë ne do të paguajmë nga paratë tona këtë energji që nuk po mundet të inkasohet në veriun e Kosovës”.
Ai theksoi se në vitin 2013 ishte paraparë formimi i një kompanie të ngjashme me KESCO-n që do të kryente furnizimin me energji dhe inkasimin e borxhit në veri.
“Në vitin 2013 në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë parashihej themelimi i një kompanie të furnizimit, e ngjashme me KESCO-n, e cila do të kryente furnizimin e ligjshëm në njëfarë mënyrë në atë pjesë dhe do të barazohej me sistemin tonë”.
“Kjo kompani është regjistruar në ARBK dhe në dhjetor të vitit 2020 ka aplikuar për marrjen e licencës dhe po në dhjetor të 2020-ës ka aplikuar suksesshëm. Dhe çka ka bërë Qeveria Kurti, nuk ka vazhduar me emërimin e kryesuesit të ZRRE-së. Me emërimin dhe funksionalizimin e Bordit të ZRRE-së, do të formohej kompania, e cila do të kryente inkasimin dhe furnizimin me energji elektrike në veri”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













