Shkurt.ch
Pagat e shefave të “ndërmarrjeve publike” mund të jenë më të larta se 500 mijë franga
Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës me 34 vota kundër dhe vetëm 8 pro, ka hedhur poshtë një mocion, i cili kërkonte që pagat vjetore të shefave të ndërmarjeve të përmendura të mos ishin më të larta se 500 mijë franga
Kryemenaxherëve të ndërmarrjeve të afërta me shtetin si Posta e Zvicrës, SBB/SFF (Ndërmarrja Federale e Hekurudhave), ajo e prodhimit të armatimit “Ruag” dhe të tjera, nuk do t`u kufizohen të ardhurat, siç ishte kërkuar, shkruan sda.ch.
Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës me 34 vota kundër dhe vetëm 8 pro, ka hedhur poshtë një mocion, i cili kërkonte që pagat vjetore të shefave të ndërmarjeve të përmendura të mos ishin më të larta se 500 mijë franga, transmeton albinfo.ch.
Pagat e menaxherëve të kompanive që i takojnë federatës nuk bën të jenë më të larta se ato të ministrave federalë, kishin argumentuar deputetët nga Partia Socialdemokrate, të cilët dhe janë autorë të mocionit. Por shumica e djathtë në Dhomën e Kantoneve (Senat) ishte kundër rregullave strikte në këtë drejtim.
Megjithatë, Këshuilli Federal, (qeveria) duhet të përcaktojë një kornizë mbi pagat maksimale, e cila nuk do t`i lejonte pagat vjetore mbi 1 milion franga në vit, ishte mendimi i Dhomës së Kantoneve, përcjell albinfo.ch. Por qeveria e ka hedhur poshtë këtë, duke pranuar ndërkaq se ka hapësirë veprimi në këtë drejtim.
Pagat vjetore të shefave të ndërmarrjeve në fjalë shkojnë nga 300 mijë deri në 1 milion e 800 mijë franga. Më së shumti, ptra 1 milion e 800 mijë gfranga në vit, i fiton shefi i Swisscom-it, Urs Schäppi.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










