Lajme
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane
Paga mesatare në Gjenevë tejkalon mesataren zvicerane
Paga mesatare në Kantonin e Gjenevës vazhdon të jetë më e lartë se mesatarja kombëtare, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Zyra e Statistikave Kantonale (OCSTAT), përcjell albinfo.ch.
Për vitin 2024, paga mesatare mujore në Gjenevë, për një javë pune 40-orëshe, arrin në rreth 7,900 franga zvicerane. Kjo shifër tejkalon ndjeshëm mesataren kombëtare, e cila qëndron në 7,024 franga për punësim me kohë të plotë.
Megjithatë, pavarësisht nivelit të lartë të pagave, OCSTAT thekson se në Gjenevë ekzistojnë diferenca të theksuara mes sektorëve dhe kategorive të ndryshme të punësimit. Sipas vlerësimeve, 25 përqind e punonjësve me të ardhurat më të larta përfitojnë rreth 10,720 franga në muaj, ndërsa 25 përqind e punonjësve me të ardhurat më të ulëta fitojnë më pak se 5,935 franga mujore.
Këto të dhëna pasqyrojnë jo vetëm nivelin e lartë të pagave në një nga kantonet më të zhvilluara të Zvicrës, por edhe pabarazitë ekzistuese në tregun e punës, të ndikuara nga sektori i punësimit, kualifikimi profesional dhe pozicioni i punës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











