Fotolajmi
Paga më e mirë minimale në Australi
Raporti "OECD" (Organisation for Economic Co-operation and Development) tregon se Australia paguan më së miri pagën minimale për punëtorët.
Raporti përfshin 27 vende që kanë miratuar pagën minimale në shtetet e tyre.
Minimalja më e lartë në Australi është 15.96 dollarë australianë për një orë pune.
Vende të tjera gjithashtu kanë pagesa më të lartë minimale për një orë pune, por taksat janë më të mëdha dhe punëtorët marrin më pak se australianët.
SHBA është në vendin e 11-të në këtë renditje me 7.25 dollarë. Me taksa pagat janë 6.26 dollarë në orë. Raporti “OECD” tregon se një australian me dy fëmijë mund të punojnë vetëm 6 orë në javë për të qenë mbi kufirin e varfërisë për shkak se ndihmohet nga shteti. Në SHBA i njëjti punëtor duhet të punojë 50 orë në javë, për të qëndruar mbi pragun e varfërisë, ndërsa në Republikën Çeke 79 orë.
8 shtetet e OECD-së nuk janë përfshirë në studim, sepse nuk kanë ligj për pagat minimale. Në mesin e tyre janë Finlanda, Suedia dhe Zvicra. Në disa prej këtyre vendeve kanë sindikata të forta për të negociuar kushte më të mira pune për punëtorët dhe nuk ka nevojë që qeveria të ndërhyjë në rregulloret.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











