Lajme
Padia për vonesat në shtetësi në Gjermani, a mbulohet nga sigurimi ligjor?
Me rritjen e vonesave të gjata për përpunimin e aplikimeve për shtetësi në Gjermani, gjithnjë e më shumë të huaj po zgjedhin të ndjekin rrugën ligjore për të përshpejtuar procesin. Përmes një padie të njohur si Untätigkeitsklage – ose padi për mosveprim të autoriteteve – ata kërkojnë të detyrojnë zyrat e natyralizimit të veprojnë.

Sipas ligjit gjerman, institucionet publike kanë një afat prej tre muajsh për përpunimin e kërkesave zyrtare, përfshirë edhe ato për shtetësi. Pas këtij afati, nëse nuk ka asnjë reagim nga autoritetet, aplikanti ka të drejtë ligjore të paraqesë një Untätigkeitsklage, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Kjo padi mund të sjellë një vendim më të shpejtë dhe t’i japë fund pritjes që në qytete si Frankfurti apo Mynihu zgjat shpesh mbi dy vjet—vetëm për të caktuar një takim të parë.
Po sigurimi ligjor, a e mbulon këtë proces?
Për fat të keq, përgjigjja është: jo. Sigurimet ligjore gjermane (Rechtsschutzversicherung) zakonisht nuk mbulojnë çështjet që lidhen me shtetësinë. Arsyeja kryesore është se këto raste klasifikohen si pjesë e “statusit personal”, dhe jo si mosmarrëveshje të zakonshme ligjore. Po ashtu, çështjet e shtetësisë i përkasin të drejtës publike administrative, ku gjykatat luajnë një rol më të kufizuar.
Për më tepër, siguruesit i konsiderojnë këto raste të paparashikueshme dhe me rrezik të lartë—një kombinim që i bën ata të hezitojnë t’i përfshijnë në paketat standarde të mbrojtjes ligjore.
Ka disa përjashtime: disa politika sigurimi mbulojnë çështje administrative, por zakonisht vetëm nëse ato përfshijnë përfitime financiare (p.sh. pagesa nga agjencia e punësimit apo zbritje tatimore nga Finanzamt). Në çdo rast, rekomandohet që konsumatorët të kontrollojnë me kujdes detajet e kontratës së tyre ose të konsultohen direkt me siguruesin, transmeton albinfo.ch.
Sa kushton një Untätigkeitsklage?
Nëse vendosni të paraqisni një Untätigkeitsklage, duhet të përgatiteni për këto kosto:
-
Tarifat gjyqësore: rreth 798 €
-
Tarifat e avokatit: zakonisht mes 1.500 € dhe 3.000 €, në varësi të kompleksitetit të çështjes dhe tarifës së dakorduar
Avokatët shpesh ofrojnë një tarifë fikse për paraqitjen e padisë, ndërsa në raste të tjera mund të tarifojnë rreth 200 € për orë.
A mund të rimbursohen këto shpenzime?
Po. Nëse keni dorëzuar një aplikim të plotë dhe të saktë për shtetësi dhe keni pritur të paktën gjashtë muaj pa marrë përgjigje, gjykata mund të urdhërojë rimbursimin e tarifave ligjore, nëse vendimi është në favorin tuaj.
Edhe pse Untätigkeitsklage nuk mbulohet nga sigurimi ligjor, ajo mbetet një mjet efektiv për përshpejtimin e procesit të shtetësisë në Gjermani. Nëse keni pritur më shumë se tre muaj pa asnjë përgjigje dhe dosja juaj është në rregull, një padi e tillë mund të jetë një investim i vlefshëm—madje edhe nga xhepi juaj.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti