Kosova
Pacolli: Tragjedia e Liridonës po përdoret për të njollosur imazhin e të tjerëve
Behgjet Pacolli ka deklaruar të mërkurën se nga largësia ka vërejtur “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike”.
Sipas tij, është kritike të dallohen dhe të kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike.
“Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Për të sqaruar publikun, ai ka thënë se po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej gjashtë muajsh, që e ka penguar të marrë pjesë në varrimin e Liridonës.
Për këtë gjë kreu i AKR-së është shprehur se janë përkujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e tij.
Më 29 nëntor Liridona Ademaj-Murseli u vra në Prishtinë. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është arrestuar nën dyshimin se e ka organizuar aktin. Murseli ka qenë këshilltar i jashtëm i Pacollit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













