Kosova
Pacolli: S’bëhemi pjesë e Qeverisë Hoti, edhe pse do ta votojmë
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se dy votat e partisë i japin për formimin e qeverisë së re, megjithatë, pjesë e koalicionit nuk do të bëhen.
Pacolli në një intervistë për Ora News tha se partia e tij do të mbesë në opozitë.
“AKR-ja mbetet jashtë koalicionit, por do të mbështetë çdo veprim të çdokujt që shkon në interes të qytetarëve të Kosovës dhe një qeverisje të mirëfilltë të vendit. Dhe pse do të rrimë në opozitë kemi vendosur se dy votat e AKR-së do të shkojnë në favor të krijimit të kësaj qeverie”, tha Pacolli.
Pacolli rrëzimin e Qeverisë Kurti e shikon në një moment të papërshtatshëm, por shton se qeveria e tij në 3 muaj nuk ka bërë asnjë akt që shkon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
“Është një akt pak a shumë zhgënjyes dhe kjo ndodh në një moment jo të duhur, kur qytetarët e Kosovës ishin duke u përballur me pandeminë, por nuk duhet harruar edhe një fakt. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë në 3 muaj, të tregojë një akt pozitiv. Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve të Kosovës. Edhe menaxhimin e kësaj pandemie nuk e ka bërë në mënyrën e duhur, është duke bërë gabime çdo ditë. Kosova ka nevojë për një ekonomi të mirëfilltë, kemi probleme sociale të mëdha në Kosovë”, përfundoi ai.
Deputetë të AKR-së janë Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi-Krasniqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













