Kosova
Pacolli: Presioni i Beogradit ndaj Malit të Zi tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas situatës e cila u krijua në lidhje me mosmarrjen pjesë të trajnerit të kombëtares së Malit të Zi dhe dy lojtarëve të tij në ndeshjen që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Podgoricë mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Me anë të një postimi, Pacolli ka shkruar se është duke ndjekur me shqetësim situatën në lidhje me ndeshjen e futbollit.
Ai madje tha se presioni ndaj trajnerit the lojtarëve nga ana e Serbisë tregon vetëm fytyrën e vërtetë të kësaj të fundit.
“Po ndjek me shqetësim situatën në lidhje me ndeshjen e futbollit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Mali i Zi është mik dhe partner i Kosovës. Serbia nuk do ta pengojë këtë miqësi. Presioni ndaj trajnerit dhe ndaj disa lojtarëve nga Beogradi dhe mediat serbe e tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë për të ndërhyrë në vendet fqinje. Kosova dhe Mali i Zi do t’i kapërcejnë këto pengesa nga Beogradi dhe të dyja vendet tona njohin taktikat e Serbisë. Sytë i kemi tek djemtë tanë sonte në Malin e Zi dhe ju urojmë atyre fitore”, ka shkruar Pacolli.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











