Koronavirusi: çast pas çasti
Pacolli nuk karantinohet, shkon në shtepinë e tij në Hajvali
Qeveria Kurti nuk arriti ta çojë në konvikt Pacollin, kreu i AKR’së shkon në shtëpi në Hajvali.
Ish-presidenti i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, pasi ateroi në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shkoi drejt e në shtëpinë e tij, në Hajvali. Qeveria Kurti nuk arriti ta çojë atë në karantinë, në konvikt, te Qendra e Studentëve, në Prishtinë.
Derisa, para gazetarëve në aeroport ai tha se nuk e di se çka do të ndodhë me të.
“Nuk e di cka do të ndodhë me mua, nuk e di nëse do të vendosem në konvikt apo në Hajvali”, ka thënë Pacolli.
“Unë di aq sa dini edhe ju. Madje ju dini edhe më tepër çka po ndodh politikisht”
Tutje, ai tha se gjatë kohës sa po fluturonte për në Kosovë nga Zvicra, ka ndryshuar destinacion sepse u frikësua nga ndonjë sulm terrorist nga qeveria e Kosovës.
“Leja ime e fluturimit njëherë është anulu. Është kushtëzuar leja e dytë me implikime tjera, kinse në dhënien e lejes duhet involvuar disa ministri vitale të Kosovës. Unë fluturoj me një fluturake, unë herën e parë jam frikësuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion”, ka thënë Pacolli.
Pacolli do të kontrollohet nga ekipe mjekësore e policore, e sipas këshilltarit të tij, Naim Murselit, Pacolli menjëherë pas kontrolleve mjekësore do të shkojë në rezidencën e tij në Hajvali.
Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












