Bota
Pa Shengen, pa BE
Nga viti 1995 marrëveshja e Shengenit garanton lirinë e lëvizjes mes 26 vendeve, mes tyre 22 vende të BE dhe jo anëtarëve si Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni
Ministri i ri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer (CSU) ka gati një javë që sapo ka marrë detyrën, por brenda kësaj jave ai me sa duket do të marrë për vete debatin publik në Gjermani.
Pas një interviste që ndezi debatin për islamin në Gjermani, ai shton tani edhe një ide tjetër në një intervistë tjetër për “Welt am Sonntag”. “Kontrollet e brendshme kufitare duhet të vazhdojnë për aq kohë, sa BE nuk arrin të mbrojë e kontrollojë me efektivitet kufijtë e jashtëm të saj”. Sipas Seehofer “nuk shoh për një kohë të caktuar, që ajo do t’ia dalë kësaj”, shkruan “DW”.
Me sulmin kundër lirisë së udhëtimit në Evropë, Seehofer tregon se ka nuhatje të mirë për momentin. Debati për refugjatët i filluar që në vitin 2015, sulmet terroriste të Parisit, Brukselit, Berlinit kanë dhënë efektin e tyre, pra që sot kemi vetëm një “hapësirë Shengen të formës së lehtë”. Duke iu referuar terrorit Suedia, Danimarka, Austria e Gjermania justifikuan rivendosjen e kontrolleve kufitare. Komisioni i BE e miratoi, por me shtojcën që ato të mos marrin karakter të përhershëm, përcjell albinfo.ch.
Nga viti 1995 marrëveshja e Shengenit garanton lirinë e lëvizjes mes 26 vendeve, mes tyre 22 vende të BE dhe jo anëtarëve si Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni. Heqja e kufijve të brendshëm duhej të zëvendësohej nga kontrolli i rreptë i kufijve të jashtëm.
Bullgaria që mban presidencën e radhës kërkon që nga maji të reduktohen kontrollet e përkohshme kufitare. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva u shpreh se kufijtë e zonës Shengen duhet të jenë të hapur, që ekonomia të mos dëmtohet.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










