Lajme
Pa prodhim, Kosova nuk ka të ardhme
Ministri i Diasporës, Valon Murati i dha mbështetje institucionale Klubit të Prodhuesve të Kosovës për promovimin e produkteve vendore brenda dhe jashtë Kosovës
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati i dha mbështetje institucionale Klubit të Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore si dhe për plasimin e produkteve kosovare “Made in Kosova” jashtë vendit. Ky klub është themeluar në fund të viti 2015, ndërsa funksionin sipas modelit slloven.
“Diaspora ka shumë potenciale jo vetëm si investitore, por edhe si konsumatore. Diasporën duhet ta trajtojmë si një potencial të madh në funksion të zhvillimit ekonomik. Kemi punuar shumë në fushën e investimeve nga diaspora, prandaj si rezultat i kësaj kemi edhe themelimin e rrjeteve të bizneseve shqiptare në botë”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Ai theksoi se shqetësimi kryesor i investitorëve nga diaspora është mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë. Prandaj, sipas ministri Murati, institucionet kosovare duhet të angazhohen shumë seriozisht që ky problem të zgjidhet. Megjithatë, përkundër pengesave, sipas tij, ka shumë prodhues nga diaspora që kanë investuar në Kosovë.
Ministri Murati tha se së shpejti do të hapet edhe Zyra Koordinuese e rrjeteve të bizneseve, përmes së cilës do të mund të bashkëpunohej shumë më ngushtë midis Klubit të Prodhuesve dhe rrjetit të bizneseve. Ai i tha përfaqësuesve të Klubit të Prodhuesve, se gjithmonë do ta kenë mbështetjen e ministrisë për angazhimet e tyre.
Ndërsa Visar Kelmendi, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, e njoftoi ministrin Murati se klubi është themeluar në bazë të modelit evropian, ndërsa anëtarë të këtij klubi janë prodhues të Kosovës.
Një ndër qëllimet e këtij klubi, sipas Kelmendit, është të jetë një avokues te shteti për reformimin e infrastrukturës ligjore, vetëdijesimi i qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore, bashkëpunimi me faktorët e tjerë relevantë, si dhe krijimi i raporteve bashkëpunuese me organizatat me qëllime të njëjta.
Ai tregoi edhe për inicimin e fushatës “Made in Kosova”, qëllimi i së cilës është promovimi i produkteve të vendit dhe konsumimi i tyre.
“Jemi të gatshëm të shërbejmë si urë lidhëse, në mënyrë që, duke u bazuar në përvojat tona, t’i ofrojmë ato për investitorët potencialë nga diaspora”, tha Kelmendi duke u shprehur i gatshëm për krijuar kontakte në funksion të investimeve të përbashkëta në Kosovë.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










