Integrimi
Pa pasaporta, nuk mund të kthehen në Shqipëri
Ata me rastin e kërkesës për azil, kanë dorëzuar në Munih dokumentet e udhëtimit, por deri më tash zyrtarët e këtij institucioni nuk po arrijnë t`i gjejnë ato
Hamza dhe Marinela Hasati si dhe djali i tyre, Ilioni tre vjeçar shpresojnë për një të ardhme në Gjermani. Si shqiptarë, ata nuk kanë asnjë shans për të fituar të drejtën e azilit. Por as në vendlindjen e tyre gjatë kësaj kohe nuk mund të kthehen. Prej më shumë se dy muajsh ata presin që t`u kthehen pasaportat.
Hamza, Marinela dhe djali i tyre tre vjeçar Ilioni dëshirojnë vullnetarisht të kthehen në Shqipëri. Por, kjo nuk është e mundshme. Jo për shkak të tyre por për shkak të mungesës pasaportave të tyre.
Pas aplikimit për azil të familjes Hasati në qytetin e Donauerschingenit të Gjermanisë, ata shpejtë e kuptuan se Shqipëria është shpallur vend i sigurt dhe gjasat për të fituar të drejtën e azilit janë pothuajse të barabarta me zero. Marinela e cila me profesion është motër medicinale dhe Hamza si një punëtor krahu i pakualifikuar, kishin biseduar edhe me këshilltaren e qendrës së pranimit Martina Wiemer e cila ishte konsultuar edhe më një avokat se cila është zgjidhja më e mirë për këtë familje.
Largimin nga Shqipëria kjo familje e kishte bërë për shkak të korrupsionit dhe kriminalitetit të madh. Avokati i kishte sugjeruar që familja të kthehet vullnetarisht në Shqipëri dhe prej atje në Ambasadën e Gjermanisë Marinela të aplikojë për një leje qëndrimi për të punuar si motër medicinale. “Të dy kanë vendosur menjëherë dhe kanë planifikuar kthimin e tyre” thotë Wiemer, shkruan badische-zeitung.de, përcjell “albinfo.ch”.
Kjo ka qenë që nga fillimi i tetorit. Edhe pse të dy të ulur në valixhet e tyre dhe po presin kthimin, ata ende qëndrojnë në Gjermani në një qendër strehimi në Leutkirch. Arsyeja: Ata me rastin e kërkesës për azil, kanë dorëzuar në Munih dokumentet e udhëtimit, por deri më tash zyrtarët e këtij institucioni nuk po arrijnë t`i gjejnë ato. Ata do të rrinë në Gjermani me shpenzimet e shtetit deri sa të marrin dokumentet e udhëtimit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












