Kosova
Osmani tregon se a gaboi bashkëshorti i saj kur akuzoi mediat
Presidentja e mohon se bashkëshorti i saj i ka quajtur mediet “ndërmarrje e përbashkët kriminale”
Presidentja Vjosa Osmani për herë të parë ka folur për shkrimet e bashkëshortit të saj Prindon Sadriu në raport me mediat.
Thotë se Sadriu asnjëherë nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’.
“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK-në, transmeton Albinfo.ch.
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, ditë më parë përmes një statusi në Facebook shkroi për disa ‘gazetarë’ që ai i cilësoi si ‘ndërmarrje kriminale’ e që shkaktoi reagim të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Federatës së Gazetarëve Evropianë. Po ashtu, ndaj statusit të tij ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












