Kosova

Osmani thirrje Greqisë të formalizojë njohjen e Kosovës sa më shpejt

Me flamuj shtetërorë është pritur në Presidencën e Kosovës ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, shteti i të cilit ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan Albinfo.ch.

Ky takim ishte i mbyllur për mediet, teksa presidentja Vjosa Osmani përmes një njoftimi bëri të ditur se takimi ishte shumë përmbajtjesor.

Diskutuam për thellimin e bashkëpunimin bilateral në të mirë të dy popujve tanë, vlerat dhe vizionin e përbashkët euro-atlantik për një Evropë të sigurt dhe paqësore. Kërkova përkrahje nga Greqia për anëtarësimin tonë në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, shkruan Osmani.

Tutje ajo shtoi se Kosova është e gatshme ta thellojë tutje bashkëpunimin e ndërsjellë, me shpresë që Greqia do ta formalizojë njohjen e Kosovës sa më shpejt.