Të tjera
Osmani telegram ngushëllimi për Dhimitër Anagnostin: Frymëzim për gjeneratat që vijnë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar që do të mbetet përherë frymëzim për brezat që vijnë, përcjell albinfo.ch.
Në mesazhin e saj drejtuar familjes së regjisorit, Osmani vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Anagnostit në fushën e artit dhe kulturës. Ajo theksoi se vepra e tij shumëvjeçare ka pasuruar trashëgiminë kulturore shqiptare dhe i ka dhënë identitet të veçantë kinemasë sonë në arenën ndërkombëtare. “Veprat e tij mbeten të ngulitura thellë në kujtesën e publikut dhe janë dëshmi e talentit, përkushtimit dhe guximit të tij artistik. Ai ishte një njeri që i dha artit dinjitet dhe shoqërisë reflektim,” thuhet në telegramin ngushëllues.
Dhimitër Anagnosti ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në kinematografinë shqiptare. Ai ishte një nga pionierët dhe personalitetet më të rëndësishme të këtij arti në Shqipëri, me një karrierë që përfshinte role si regjisor, skenarist, shkrimtar dhe politikan.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









