Kosova
Osmani pret sot në takim Gabriel Escobar
I dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron për vizitë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ditës së sotme ai pritet të ketë takime me krerët e shtetit.
Escobar do të zhvillojë një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi pritet të mbahet pasdite në zyrën e presidentes Osmani.
Ndryshe, Escobar do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, takim ky i cili gjithashtu do të mbahet pasdite vonë.
Përveç Escobarit, për vizitë në Prishtinë do të jetë edhe këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Vizita e Escobar dhe Chollet vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë e Begorad për t’u takuar me krerët e dy shteteve.
Po ashtu, kjo vizitë vjen edhe disa ditë pas njoftimit të kryediplomatit evropian, Josep Borell, se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i përditësuar i të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









