Kosova
Osmani pret në takim kryediplomatin nga Maqedonia e Veriut
Sot, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, transmeton albinfo.ch.
Gjatë takimit, Osmani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Ai po ashtu theksoi se ka shprehur kënaqësinë që gjatë këtij viti pjesëtarë të armatës së Maqedonisë të jenë pjesë e KFOR-it në Kosovë.
“Sot biseduam për shumë çështje konkrete, në kuadër të bashkëpunimit bilateral, ishte fokusi edhe në temat ekonomike, mundësitë edhe për lidhje infrastrukutore, jo vetëm në atë rrugore, por edhe në atë energjetike e kështu me radhë. Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë bashkëpunim, këmbim të jashtëzakonshëm tregtar dhe dinamik dhe kjo natyrisht se duhet të mbështet me infrastrukturë të përshtatshme. Shpreha kënaqësinë time që nga ky vit edhe pjesëtarë të armatës së Republikës së Maqedonisë të Veriut të jenë pjesë KFOR-it këtu, që është një kontribut i drejtpërdrejtë në stabilitetin, por edhe në perspektivën euroatlantike të vendit”, tha Osmani.
Po ashtu, Osmani tha se Maqedonia është e gatshme që të vendosë në dispozicion të Kosovës të gjitha njohuritë në integrimin e saj në BE.
“Ambicja e jonë është që integrimi i plotë i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim si vend negociues me BE-në, por me një eksperiencë të gjatë në këtë drejtim, jemi të gatshëm t’i vendosim në dispozcion të Republikës së Kosovës të gjitha njohuritë dhe përvojat tona të deritanishme”, u shpreh Osmani gjatë konferencës për media.
Ai po ashtu bëri të ditur se mbështesin dialogun e Kosovës me Serbinë dhe vlerëson se qëllimi i final i këtij dialogu të jetë njohja e ndërsjellë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut mvbështet përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në rajon, mbështet dialogun e Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe vlerëson se qëllimi final i këtij dialogu duhet të jetë njohja e ndërsjellë ndërmjet të dyja shteteve dhe rrugëtimi më tutje evropian i të gjithë rajonit”, deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











