Kosova
Osmani për zjarret në rajon: Kosova, e gatshme t’i ndihmojë miqtë
Përmes një postimi në “Twitter”, Osmani ka shkruar se pamjet nga këto vende janë zemërthyese
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur përkrahjen e Kosovës për vendet e rajonit, të cilat janë përfshirë nga zjarret ditëve të fundit.
Osmani ka përmendur edhe dërgimin e ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në luftën me zjarret.
“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në gjithë rajonin, imazhet nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese. Natën e kaluar trupat tanë të FSK-së dhe zjarrfikësit janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftën me zjarret. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, ka shkruar Osmani.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












