Kosova
Osmani pritet nga kryediplomati gjerman, Maas
Flasin për njohjen e patentshoferëve
Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, presidentja Vjosa Osmani është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas.
“Vlerësova lart marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe e konfirmova përkushtimin tonë për thellimin e raporteve kosovaro-gjermane. Sa i përket iniciativave rajonale, theksova se Procesi i Berlinit është shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar çdo ide tjetër që synon vonimin e integrimit në BE dhe është në shpërputhje me parimin e gjithëpërfshirjes”, shkruan Osmani, transmeton Albinfo.ch.
Ajo tha se me kryediplomarin gjerman diskutuan edhe për çështje, të cilat ndikojnë në afrimin e mëtejmë të popujve, ekonomive dhe tregjeve tona, me ç’rast vuri theksin në nevojën për përfundimin e shpejtë të marrëveshjes dypalëshe për njohjen e patentshoferëve të Kosovës, nevoja për marrëveshjen për transportin e mallrave, si dhe heqja e taksimit të dyfishtë midis dy vendeve.
“Lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, ritheksova se rezultati përfundimtar duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e rregullimit aktual kushtetues në Kosovë, sikurse edhe e kufijve të tashëm”, thekson Osmani në statusin e saj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












