Kosova
Osmani nga selia e NATO-s: Kosova është shteti më pro NATO
Presidentja Vjosa Osmani ka folur nga selia e NATO-s për takimin që pati me kreun e Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg. Ajo tha se ka pasur një ditë shumë intensive dhe me përplot takime.
Osmani theksoi se diskutimet ishin shumë përmbajtjesore dhe sërish vendi ka marrë përgjigje pozitive nga aleatët që të vazhdojnë punën me Kosovën, transmeton Albinfo.ch.
Ajo foli për takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe bashkëpunëtorët e tij, për të cilët tha se çdo ditë janë të angazhuar rreth Kosovës.
E veçoi takimin me kryesuesin ushtarak të NATO-s dhe takimet me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve tona aleate.
“Diskutimet ishin shumë përmbajtjesore, jam e lumtur që sërish morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën”, tha Osmani.
Presidentja ritheksoi se Kosova është shteti më pro NATO, “jo vetëm në rajon, por në gjithë botën”.
“Synim i Kosovës është që të “anëtarësohemi në këtë aleancë që në vitin 1999 shpëtoi jetën tonë dhe edhe sot vazhdon me kontributin që qytetarët të jetojnë në paqe”, tha Osmani.
Me këtë rast, e para e shtetit të Kosovës përmendi edhe veriun e Kosovës dhe çështjen e sigurisë për shkak të grupeve kriminale, por u shpreh se do të punohet me aleatët që të zgjidhet kjo çështje.
“Duhet të punojmë me aleatët tanë që t’i zgjidhim sfidat e sigurisë”, tha Osmani, duke shtuar në 25 vjetët e fundit Kosova e ka dëshmuar që është partner i NATO-s.
Ajo gjithashtu tha se do të punohet fort që edhe flamuri i Republikës së Kosovës të valojë së bashku me flamujt e aleatëve ne selinë e NATO-s.
“Prapa janë flamujt e shteteve anëtare të NATO-s, do të punojmë që edhe flamuri ynë shumë shpejt të valojë së bashku me flamujt e aleatëve”, tha Osmani./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











