Kosova
Osmani në Austri: Njohja reciproke me Serbinë, e vetmja zgjidhje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë gjatë vizitës në Austri se parakusht për arritjen e zgjidhjes me Serbinë është vendosja e drejtësisë.
“Historia ka dëshmuar se çdo herë ku ka pasur luftë, ajo që ka qenë parakusht për paqen, ka qenë drejtësia. Kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje. Kërkojmë që të na kthehen eshtrat e personave të pagjetur. E shoh drejtësinë si parakusht për paqe të qëndrueshme dhe do të insistojmë për këtë”, është shprehur Osmani gjatë konferencës së përbashkët me homologun austriak, Van Der Bellen.
Në këtë paraqitje Osmani ka thënë se sa i përket zgjidhjes së çështjes me Serbinë, opsion është njohja reciproke.
“Zgjidhja është njohja reciproke, që për ne është e domosdoshme. Asnjë zgjidhej tjetër nuk do të mund të sillte paqe të qëndrueshme për rajonin tonë”.
“Serbia nuk mund të luajë me dy karta, edhe me Rusinë, edhe me BE-në. Duhet të zgjedhë se cila është rruga e saj”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













