Kosova
Osmani: Mërgata shqiptare në Zvicër, urë lidhëse mes dy vendeve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Jürg Sprecher, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.
Sipas Presidentes Osmani, mërgata shqiptare në Zvicër është një urë e fortë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e partneritetit ndërshtetëror, transmeton albinfo.ch.
Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.
Presidentja falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit zviceran ndaj Republikës së Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Sprecher lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia më 24 shtator në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












