Kosova
Osmani: Marrëdhëniet me SHBA-në janë ekzistenciale dhe strategjike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të intensifikojë edhe me tej marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto komente presidentja Osmani i bëri pas takimit që pati të premten me një delegacion amerikan, i kryesuar nga Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare.
“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t’i forcuar më tej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike”, shkroi presidentja Osmani në profilin e saj në Facebook.
“Marrëdhëniet me SHBA-në janë ekzistenciale dhe strategjike”, ka shkruar Osmani.
Delegacioni amerikan që po qëndron për vizitë në Kosovë kryesohet nga Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare, për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












