Kosova
Osmani i kërkon mbështetje Cavusoglut për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu
Sipas Zyrës së Presidencës, të dy palët kanë zhvilluar “një bisedë përmbajtjesore dhe konfirmuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore”.
Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, tregtisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.
Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri, derisa ka kërkuar ndihmën e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani.
Komunikata e plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, z.Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin zhvilluan një bisedë përmbajtjesore dhe konfirmuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.
Me ministrin Çavuşoğlu, Presidentja Osmani diskutoi për bashkëpunimin bilateral në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, tregtisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.
Presidentja Osmani dhe ministri Çavuşoğlu disutuan edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe në Evropë, me ç`rast, Presidentja Osmani potencoi se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike parandalon ndikimin rus në rajon dhe tendencën për destabilizim.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri.
“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka theksuar në takim Presidentja Osmani.
“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se ky shtet është ndër partnerët tanë kryesor në NATO. Komuniteti turk në Kosovë dhe mërgata e madhe shqiptare në Turqi janë urë e fortë ndërmjet dy shteteve”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve, sipas Presidentes Osmani, kanë potencial të thellohen edhe më tej, posaçërisht në fushën e investimeve, si dhe duke rritur eksportin e Kosovës në Turqi.
E-Diaspora
-
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë Mbrëmë, në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, u hap ekspozita... -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











