Kosova
Osmani: Edhe vetë kam qenë refugjate, e ndjejmë këtë situatë
Shpejt dihet data se kur do të vijnë afganët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC ka thënë se Kosova me zemërgjerësi po pret refugjatët afganë, duke përmendur se edhe vetë ajo ka qenë refugjate dhe se e ndjen këtë situatë.
“Janë skena që ta thyejnë zemrën. Edhe unë kam qenë refugjate dhe përnjëmend e ndjejmë këtë çdo ditë”, tha Osmani.
Pas deklaratave se Kosova është përgatitur që një muaj për ardhjen e afganëve, Osmani ka thënë se informatat i kishin më herët nga SHBA-ja dhe punonjësit e ushtrisë amerikane në Afganistan, por se saktësisht nuk e kanë ditur që do të vinte kjo situatë.
“Ne jemi të gatshëm dhe e treguam këtë gatishmëri pa hezitim. Numri i saktë është ende duke u diskutuar, por ne s’mund të jemi vendi që u themi jo këtyre refugjatëve, të këtyre njerëzve në nevojë kur ne kemi hapësirën dhe sa më shumë hapësirë që kemi, do ta shfrytëzojmë atë për t’i strehuar ata”.
“Me shumë gjasë ne do t’i kemi ata më shpejt se që e presim. Në fillim menduam se ata do të vinin për nja dy javë dhe se mund të kemi më shumë kohë për t’u përgatitur. Brenda dy-tri ditëve do të merret vesh edhe për datën e saktë se kur do të vijnë ata”.
Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të ndihmojë edhe si shtet transit për refugjatët afganë, sepse, sipas saj, vetëm kur punohet bashkë, do të arrihet të ndihmohen.
Presidentja kosovare përmendi këtu edhe rastin e Kosovës kur u çlirua nga regjimi gjenocidal i Serbisë.
“Nëse ne nuk punojmë së bashku, nuk do të jemi në gjendje të korrim sukses. Edhe në rastin e Kosovës u tregua kjo. Vetëm kur SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe anëtarët e tjerë të NATO-s u bashkuan, mundën regjimin e Millosheviqit dhe sollën paqe në gjithë Ballkanin Perëndimor”.
Osmani po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha qeverive demokratike që t’u zgjasin dorën afganëve, njësoj siç ia zgjatën Kosovës.
“Nëse Kosova, një shtet i vogël ballkanik, mund ta bëjë këtë, çdo vend tjetër mund ta bëjë gjithashtu. Ne vetëm duhet të tregojmë zemërgjerësinë”, tha ajo./kk
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri












