Kosova
Osmani: 24 vjet që kur bota demokratike ndaloi shfarosjen e popullit tonë
Presidentja e Kosovës shkruan për 24-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Serbi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 24-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore të Serbisë, në rrjetin social Facebook ka shpërndarë fjalimin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, të mbajtur natën e 24 marsit të vitit 1999, pak kohë pas nisjes së fushatës së bombardimeve, përcjell albinfo.ch.
“24 vjet që kur bota demokratike ndaloi shfarosjen e popullit tonë. Faleminderit përjetësisht”, ka shkruar Osmani.
Në këtë përvjetor presidentja ka shkuar edhe në Twitter.
“24 vjet më parë sot, aleatët tanë të NATO-s u mblodhën për t’i dhënë fund brutalitetit të një regjimi gjenocidal. Ndërhyrja shpëtoi miliona jetë, por gjithashtu hapi rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme, më të begatë dhe paqësore për popullin e Kosovës dhe rajonit. Jemi përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Osmani.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










